Wikipedia dhe Wikimedia

Wikimedia dhe Wikipedia janë poashtu një ndër projektet kryesore të FLOSS Kosovës, ku me anë të të cilave mundohemi të promovojmë dhe shpërndajmë edukimin e hapur në Kosovë.
Anëtarët e FLOSSK-ut janë poashtu editues të Wikipedias ku kontribojnë me shkrimin, dhe përkthimin e materialeve të ndryshme në gjuhën shqipe.

Varianti në gjuhën shqipe i kësaj enciklopedie të lirë ekziston nën adresën: http://sq.wikipedia.org dhe sot përmban me shume se 31.458 artikuj, dhe ndodhet në vendin e 55-të në rangun Meta
Mos të harojmë të cekim se ndër edituesit më të mëdhenjë të Wikipedias për materiale shqip, por edhe anglisht por me temë shqiptare është vetë themeluesi i organiztes tonë James Michael Dupont i cili ka deri ne 3000 arikuj të shënuar, ja dhe linku:
http://en.wikipedia.org/wiki/User:Mdupont
http://en.wikipedia.org/wiki/Special:Contributions/Mdupont

Cfare është Wikimedia, Wikipedia dhe Enciklopedia ?

Wikimedia është një organizatë ndërkombëtare jo-qeveritare produktet e të cilës mund të përdoren nga të gjithë, e cila i është kushtëzuar kërkimit të dijes së lirë. Për mbledhjen, zhvillimin dhe përhapjen e përmbajtjes shpesh përdoren të ashtëquajturat Wiki. Projekti më i përhapur dhe më i njohur në Wikimedia është Wikipedia - Enciklopedia e Lirë.

Wikipedia është një projekt për të krijuar një enciklopedi të lirë e cila do të shkruhet dhe redaktohet nga lexuesit e saj nga e tërë bota.
Wikipedia është një encikopedi, shume gjuheshe, e bazuar ne web, në një model të hapur editable. Artikujt e Wikipedia sigurojnë lidhjet për udhëzues të përdoruesit për faqet e lidhura me të dhëna shtesë.
Wikipedia është shkruar nga shume vullnetarë kryesisht anonim që shkruajnë pa paguar. Çdokush me qasje në Internet mund të shkruajnë dhe të bëjnë ndryshime në artikuj Wikipedia (përveç në raste të caktuara ku redaktimi është i kufizuar, për të parandaluar përçarje apo vandalizem). Përdoruesit mund të kontribuojnë në mënyrë anonime, nën një pseudonim, ose me identitetin e tyre të vërtetë, në qoftë se ata zgjedhin.
Gjithçka tek Wikipedia është nën licencën GNU Free Documentation License (GFDL), licenca të përputhshme me të, ose materiale të cilat nuk janë nën kushtet e të drejtave të autorit. Redaktorët mbajnë të drejtat e autorit për çfarë shkruajnë, por teksti mbetet i lirë për të tjerë për ta përdorur dhe redaktuar sipas kushteve të GFDL-it ose licencave përkatëse. Për më shumë informacion shikoni Mbi të drejtat e autorit.

Enciklopedia është vepër e madhe shkencore që përfshin njohuri për të gjitha fushat e jetës e të veprimtarisë, të sistemuara në mënyrë të përmbledhur në trajtën e një fjalori.
Vepra e tillë që përfshin njohuri për një degët të veçant të shkencës, të artit, të teknikës, etj.
Një enciklopedi (shkruar edhe enciklopedi apo Encyclopaedia) është një përmbledhje gjithëpërfshirëse me shkrim që mban ose informacion nga të gjitha degët e diturisë ose një degë të veçantë të diturisë.

Fondacioni Wikimedia, është një organizate amerikane jo-fitimprurëse me seli San Francisko, Kaliforni, Shtetet e Bashkuara, dhe e organizuar sipas ligjeve të shtetit të Floridës, ku edhe eshte e bazuar fillimisht.
Ajo operon disa projekte bashkëpunimi online wiki duke përfshirë Wikipedia, Wiktionary, Wikiquote, Wikibooks, Wikisource, Wikimedia Commons, Wikispecies, Wikinews, Wikibooks, Wikimedia Incubator dhe Meta-Wiki.

Për më shumë vizitoni:
http://wikipedia.org
http://en.wikipedia.org/wiki/Main_Page

Komente

Ka një kohë të gjatë (duke e matur përmes përmasave të ndryshimeve në rrjedhën e postimeve dhe redaktimeve) që nuk kam vepruar në Wikipedia në gjuhën shqipe dhe saktësisht nuk e di çfar po ndodh atje. Sidoqoftë, nga veprimi im intenziv për rreth 4 vite (mbi 40 000 redaktime) kam arritur të shoh shumë nevoja të cilat vërtetë janë të pa shmangshme nëse ato tentohet të largohen nga një ose dy-tre persona. Po këta pak persona pavarësisht sa aktiv të jenë prapë se prapë nuk arrinë të veprojnë me efektivitetin maksimal duke marr parasysh se nuk ka veprim të përbashkët në përcaktimin e planeve dhe realizimin e tyre. Meqë projekti është një vend i hapur për të gjithë fluksi i paraqitjes së shkrimeve të reja është (ishte) marramendës. Në çdo ditë të vetme për rreth dy vite kam arritur të shoh se si nevoja për vrojtim është po aq e rëndësishme sa edhe vet nevoja për të shtuar artikuj të ri. Shkak i rritjes së nevojës së vrojtimit është se brenda 24 orëve realizohen mbi 1000 ndërhyrje në mbi 300 artikuj ekzistues dhe artikuj të ri. Kontrollimi, etiketimi, përmirësimi, ndihma, e veprime tjera të ngjashme janë vetëm fillime të vrojtuesit i cili pastaj sipas vullnetit dëshiron të shtoj dhe një artikull të ri. Kësaj i shtohet edhe konflikti i cili sjell telashe shtesë pasiqë koncepti i një artikulli i cili tentohet të jetë vërtetë enciklopedik keqkuptohet nga ata të cilët kanë dëshirë të postoj diç rreth dajëse, tezes, lagjes, ronaldos etj. etj.

Fatkeqësisht redaktuesit ngopen nga gjëra të tilla dhe përfundimisht vendosin të ikin. Gjatë kohës që isha aktiv kam pasur rastin të diskutoj dhe të bashkëpunoj me 4-5 përdouesit më aktiv të Wikipedia-s shqip në të gjithë kohën dhe të gjithë janë larguar.

Ajo që unë tentoj të tërheqë në këtë shkrim është që një organizatë si ju, në rast të prezantimi të një mbështetjeje të Wikipedia-s shqip të veproni rreth organizimit të një pune të vërtetë në të dhe jo vetëm të paraqiteni si të tillë. Formimi i një grupi përgjegjës i cili do të ndërmerrte hapa të vërtetë drejt rritjes së kualitetit përmes rritjes së kapacitetit për vrojtim do të ndikonte dukshëm në tërheqjen e personave profesional në publikimin e artikujve të ri dhe në përmirësimin e artikujve ekzistues. Me keqardhje them se fjalët boshe, sikur ato më sipër, dhe paraqitja e një etikete se organizata është duke vepruar në atë drejtim, janë aktivitete të kota dhe shprehje që shfaqin pa përgjegjësi.

Mua më vjen keq që një organizatë si FLOSSK, e vetmja e llojit të vetë në shqip, të shprehet haptazi me pa përgjegjësi dhe pretendime. Megjithatë shpresoj se ndër këtë organizatë gjenden persona të cilët vërtetë janë të bindur drejt veprimit të "lirë" dhe ndërmarrin diç në drejtim të veprimit të vërtetë në Wikipedia shqip ose drejt largimit të pretendencave të këtilla me paraqitje të projekteve të rreme.

Skender Mustafi
fjalaime.ch

Skender,

Eshte e vertete qe FLOSSK ka kontribuar relativisht me pak ne Wikimedia. Statistikat flasin vet. Ne jemi te vetdijshem per kete dhe nuk jemi te lumtur. Arsyeja kryesore eshte qe mbrenda grupit nuk ka njerz qe merren me kete problem i cili kerkon pune te vazhdueshme dhe profil me ndryshe te njerzve se sa shumica e anetareve tane per momentin. Ne kemi pas disa tentativa per ta promovuar nepermjet konferences si dhe per te ndihmuar redekatoret e administatoret ekzistues, por pritja nga shumica e redaktoreve te Wikipedia-s e publikut ka qene shume e ftoft. Sidoqofte, Wikimedia mbetet njera nga shtyllat ku ne mendojme te punojme dhe nuk jemi dorezuar ne gjetjen e redaktoreve te ri (psh nepermjet perfshirjes se studeteve ne shkrimin e artikujve kualitativ akademik) te cilet do te kontribuojne ne menyre qe te mos kete djegie te vazhdushme ashtu sic ka ndodhe me ty e me shume te tjere.

Me t'mira,
Arianiti

 

Shto një koment të ri

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
CAPTCHA
Kjo pyetje është për testim nëse ju jeni një vizitor njeri dhe për të parandaluar aplikimet e automatizuara spam.