OpenStreetMap - Kosova

Open Street Map mund të themi është një ndër projektet kryesore të organizates tonë FLOSSK dhe projekti me të cilin jemi marë më së shumti që nga themelimi i organizatës.
Ky projekt ka pasur zhvillim shumë të madh edhe në Kosovë ku anëtarët e FLOSSK-ut nuk kanë pushuar së përmirsuari Kosovën në këtë hartë.

Ne si organizatë kemi ndërmare shumë iniciativa dhe kemi pasur shumë projekte prej të cilave jemi bazuar në OSM,
një ndër to është edhe projekti: Kumevotu (linku per ne faqen e projektit ne flossk.org)
Projekte tjera të rëndësishme ishin edhe vetë përmirsimi i hartës së Kosovës veqanërisht në disa qytete të caktuara në Kosovë,
Kemi bërë të mundur që Hartat e qyteteve e fshatrave si Brodi, Gjilani,Gjakova, Ferizaji,  Prizreni, Peja, Prishtina e qytete tjera të jenë më se të perdorshme për nevojat tona...
Mos të harojme të cekim kompanine Logistic Plus që ka dhënë donacion GPS trace për zhvillimin e hartës së Kosoves në OpenStreetMap, madje edhe vet kontributin e tyre si kompani në këtë hartë.
Perveq këtyre që u përmendën më lart u punua edhe harta në Shkoder për të ndihmuar në gjetjen e rrugëve gjat permbytjeve të vitit 2010, me anë të OSM.

Cfarë është Open Street Map ?
OpenStreetMap është hartë globale e ndërtuar nga një komunitet vullnetaresh i madh në mbar botën. OSM është e lirë për tu krijuar, edituar dhe për tu përdorur, krijon dhe ofron të dhëna gjeografike te lira(pa pagese) si harta rrugësh për këdo që i dëshiron ato.
Projekti ka filluar, sepse hartat që ju mendoni se jane të lira (pa pagesë) shembull Google Maps në të vërtetë kanë kufizime ligjore ose teknike për përdorimin e tyre, që pengojnë njerëzit nga përdorimi i tyre në mënyra krijuese, prodhuese, apo të papritura tjera.
Hartat janë krijuar duke përdorur të dhëna nga pajisje GPS, fotografi ajrore, burime të tjera të lira, ose thjesht nga njohuritë lokale. Të dy imazhet e renderuara dhe grafikat vektoriale janë në dispozicion për shkarkim nën licencen Creative Commons Attribution ShareAlike 2.0
OSM eshte po aq lehte per tu edituar sikurse edhe Wikimedia: çdo kush mund të ndryshojë gjithëçka, nëse ju dini emrin e një objekti, emrin e rrugës ose diqka të tillë.
Cdo ndryshim i vogël, krijim i një ndërtese të re, krijimi i ndonjë rruge të re do të mund të modifikohet shumë më shpejt se në gjdo hartë tjetër.
Këtu do të shihni një video se si tregon zhvillimin shumë të hovshem te OSM në vitin 2008.
http://www.youtube.com/watch?v=hwlqUremx4Y

Kush ka nevoj për të?
Ndoshta ne në një të ardhme të shkurter do të kemi nevojë të gjithë
Shembull kryesor është turizmi, ja një sajt udhërëfyes i turizmit në Kosovë që është bazuar në këtë harte: http://kosovoguide.com/

Nëse dëshironi të dini më shumë rreth OSM dhe si të punoni me harta, shkarrkoni doracakun e punuar nga Besfort Guri “Open Street Map - krijoni hartën tuaj” anëtar i FLOSS Kosovës: “Klikoni Ketu”

Ndersa këtu poshtë mund të eksploroni hartën e Kosovës ne Open Street Map:

View Larger Map !

Shto një koment të ri

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
CAPTCHA
Kjo pyetje është për testim nëse ju jeni një vizitor njeri dhe për të parandaluar aplikimet e automatizuara spam.