Mozilla është poashtu një ndër projektet me të cilën Anëtarët e FLOSSK-ut kanë dhënë kontributin e tyre duke e promovuar Mozillan dhe komunitetin e saj, duke ndihmuar në zgjerimin e përdorimit më të madh të produkteve të Mozillas si dhe në përkthimin e këtyre produkteve, në mënyrë që njerëzit të mund të ndjehen më të rehatshëm në internet.
Madje Organizata jonë ka edhe trë djelmosha të cilët janë Reprezentues të Mozillas për Kosovë, dhe janë vazhdimisht aktivë në komunitetin e Ballkanit për Mozilla.
Fondacioni Mozilla është një organizatë jo-fitimprurëse e cila promovon sinqeritet, inovacion dhe participim në Internet.
Mozilla është më së shumti e njohur mirë për shfletuesin e internetit Firefox, Mozilla e advancon projektin e saj edhe përmes projekteve e programe, e angazhimeve tjera siq është Mozilla Drumbeat.
Edhe pse mijëra njerëz janë pjesë e Mozillas, vet Fondacioni i Mozillas është një ekip i vogël i njerëzve. Mozilla ofron shërbime bazë për komunitetin dhe promovon vlera të një Interneti të hapur për botën e gjerë.
Nese ju jeni të interesuar të mbështesni përpjekjet e Mozillas, ju lutem konsideroni një donacion dhe perfshihuni edhe ju ne komunitetin Mozilla.
Projektet e Mozillas:
Komunitetit I Mozillas prodhon shume softuerë dhe vepron si një inkubator për ide të reja, si një mënyrë për të çuar përpara misionin e tyre të ndërtimit të një interneti më të mirë.
Këto aplikacione janë zhvilluar nga komuniteti Mozilla dhe kodi i tyre është I hapur dhe mund ta merni në mozilla.org
Ndër aplikacionet më të përdorura të Mozillas janë:
Firefox per Desktop, Firefox for Mobile, Thunderbird, SeaMonkey, Lightning and Sunbird
Pastaj edhe ndër aplikacionet më të përdorura nga web developeret :
Bugzilla, Firebug, e shumë aplikacione tjera
Për më shumë rreth Mozillas vizitoni:
http://www.mozilla.org/
Por edhe ndiqeni këtë prezantim të shkurtër:
http://www.mozilla.org/about/
Shto një koment të ri