Kumevotu - Projekti i vendvotimeve

FLOSSK me ndihmën financiare të UNICEF Innovations Lab më 12/Dhjetor/2010 perfundoi projekin për mapimin e vendeve te votimit për zgjedhjet parlamentare të vitit 2010 në Kosovë.

Projekti kishte për synim që të bënte sa më të lehtë që të jetë e mundur për njerezit, veqanerisht për gjeneratat e reja, ta gjejnë vendvotimin e tyre përmes websajtit të krijuar http://kumevotu.info që funksiononte përmes një harte interaktive të bazuar në “OpenStreetMap” e cila tregonte vendodhjen e votimit të personit të caktuar.
E gjitha qfar duhej të bënin ishte që ti plotësonin fushat e duhura me emrin, mbiemrin datën e lindjes dhe komunën, dhe automatikisht ne anën e djatht paraqitej nje hartë e lëvizshme(interaktive) e cila të tregonte lokacionin e vendvotimit

Nevoja për një shërbim të tillë ishte veçanërisht e dukshme, pasi kemi vërejtur se në qytetet e mëdha shumë njerëz nuk e kishin vendvotimin në stacionin e votimit më të afërt te tyre, por në një të caktuar në mënyrë arbitrare nga qeveria që shumë të rinjë nuk e dinin se ku ndodhet.

Gjate këti projekti u realizuan këto pika:

  • U mbajt një kurs me të cilin u trajnuan studentë nga tre qytetet për OSM dhe në përgjithësi GIS,    
  • U bë mbledhja dhe futja e Pikave të interesit të përafersisht të gjitha shkollave të qyteteve kryesore në OSM,
  • Konvertimi i listave zyrtare të votuesve të regjistruar nga PDF në CSV,    
  • U krijua sajti kumevotu.info websajt i cili ishte funkcional 100% te kohes gjat ditëve te votimit kundrejt atij të KQZ’së dhe u përdorë nga më se 1800 njerez (statistikat: http://ur1.ca/2qq1n)
  • Planifikohet lëshimi i kodit të websajtit ndër licencën GPL http://github.com/flossk.

E gjithë kjo punë u bë për më pakë se dy javë pune të palodhshme nga të rinjët e FLOSSK-ut.

Shiqojeni galerinë për disa nga fotografitë e kursit të mbajtur: Klikoni Ketu

Shto një koment të ri

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
CAPTCHA
Kjo pyetje është për testim nëse ju jeni një vizitor njeri dhe për të parandaluar aplikimet e automatizuara spam.