Hartografimi i Objekteve Publike të Kosovës

Një projekt tjetër që kemi qenë duke punuar është Hartografimi i institucioneve/objekteve publike në Kosovë, projekt i cili është mbështetur nga UNICEF Innovations Lab. Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte siq u cek edhe më lartë hartografimi i të gjitha objektet ekzistuese publike në Kosovo. Përderisa ne e kishim nisur rrugën e gjatë për të arritur qëllimin tonë, mungesa e informacionit ka qenë një pengesë e madhe.

Ne do të donim të falënderojmë një projekt tjetër të lirë - InformataZyrtare.org - e cila na pajisi me informata për të gjitha institucionet, në kontrast me ministrinë e cila nuk e bëri një gjë të tillë. Ne hartografuam në shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës, të gjitha të dhënat që kemi mbledhur janë lirisht të qasshme në www.osm.org OpenStreetMap.

Si e bëmë atë? Ne kemi vënë së bashku tetë ekipe me të rinj të punojnë në mbledhjen e të dhënave dhe redaktimin e hartës. Çdo ekip kishte dy anëtarë. Ata kishin një ditë trajnimi për këtë proces dhe çfarë pritej prej tyre.

Njerëz të rëndësishëm në projekt ishin Lulzim Gashi si menaxhues i projektit, Valon Brestovci, Besfort Guri dhe Gent Thaçi.

Të dhënat e mbledhura do të publikohet së shpejti si një file CSV apo diçka të ngjashme!

Shto një koment të ri

Filtered HTML

  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Tags e lejuar HTML: <a> <em> <strong> <cite> <blockquote> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
CAPTCHA
Kjo pyetje është për testim nëse ju jeni një vizitor njeri dhe për të parandaluar aplikimet e automatizuara spam.
Image CAPTCHA
Shkruani karakteret e treguara në imazh.