Shoqata për Softuer të Lirë dhe të Hapur FLOSSK

FLOSS Kosova është Shoqatë jo-qeveritare jo-përfituese e themeluar me qëllim që të përkrah, promovoj dhe zhvilloj:

  • Softuerin e Lirë/Libre siç është definuar nga Free Software Foundation;
  • Softuerin  me Kod Burimor të Hapur siç është definuar Open Source Initiative;
  • Njohuri të hapura dhe pjesëmarrëse si ato të përkrahura nga Wikimedia Foundation;
  • Edukim në teknologjitë informative nëpërmjet kurseve të hapura si ato nga MIT;
  • Standarde, kulturë dhe shoqëri të hapur duke përdorur komunikim të lirë dhe të hapur si ato të mbështetura nga W3C dhe Creative Commons.

Për t’i përmbushur qëllimet e saj, Shoqata do të ndërmarrë, pa u kufizuar, aktivitetet e më poshtme:

  • Konferencën vjetore të vënë në dispozicion të publikut të gjërë me qmimin më të ulët të mundshëm për të ndihmuar aspiratat e vendosura më lartë.
  • Mundësoj qasje në softuerin e lirë dhe të hapur dhe njohuritë përkatëse duke lehtësuar shpërndarjen dhe lokalizimin në gjuhët vendore të Kosovës.
  • Bashkëpunoj me partnerët vendorë dhe ndërkombëtar dhe sponsorët e industrisë, akademinë dhe qeverinë për të shtyrë përpara qëllimet e shoqatës.

FLOSSK filloi në mars të vitit 2009 me iniciativën e James Micheal DuPont si rrjedhojë e dëshirës për organizimin e një konference për softuer të lirë dhe të hapur.
Pas një pune të vështirë gjashtë mujore të shumë individëve u organizua konferenca e parë e softuerit të lirë dhe të hapur në Kosovë në gusht të vitit 2009.
Përveç Konferencës, FLOSSK ka vazhduar të punoj në aktivitete të ndryshme si organizimi i Software Freedom Day në qytete të ndryshme të Kosovës, ligjërata mbi softuerin e lirë në tërë Kosovën, përkthime të softuerit, bashkëpunimin me mediat për promovimin e softuerit të lirë dhe krijimi i grupeve lokale nëpër qytete të ndryshme.
Që nga fillimi, anëtarët e FLOSSK dhe publiku i gjerë mësuan për ideologjinë prapa softuerit të lirë dhe me kod burimor të hapur, sistemin operativ GNU/Linux, programeve FLOSS për zgjedhjen e problemeve të përditshme, krijimin e hartave të lira në OpenStreetMap dhe takuan figura të njohura të lëvizjes nga e gjithë bota.

Ejani, bashkohuni iniciativës sonë që të punojmë së bashku për të zhvilluar dhe promovuar softuerin e lirë dhe të hapur në Kosovë!