FLOSS Kosova është Shoqatë jo-qeveritare jo-përfituese e themeluar me qëllim që të përkrah, promovoj dhe zhvilloj:
Për t’i përmbushur qëllimet e saj, Shoqata do të ndërmarrë, pa u kufizuar, aktivitetet e më poshtme:
FLOSSK filloi në mars të vitit 2009 me iniciativën e James Micheal DuPont si rrjedhojë e dëshirës për organizimin e një konference për softuer të lirë dhe të hapur.
Pas një pune të vështirë gjashtë mujore të shumë individëve u organizua konferenca e parë e softuerit të lirë dhe të hapur në Kosovë në gusht të vitit 2009.
Përveç Konferencës, FLOSSK ka vazhduar të punoj në aktivitete të ndryshme si organizimi i Software Freedom Day në qytete të ndryshme të Kosovës, ligjërata mbi softuerin e lirë në tërë Kosovën, përkthime të softuerit, bashkëpunimin me mediat për promovimin e softuerit të lirë dhe krijimi i grupeve lokale nëpër qytete të ndryshme.
Prej fillimit të FLOSSK-ut anëtarët dhe publiku i gjerë mësuan për sistemin operativ GNU/Linux, programe FLOSS për zgjedhjen e problemeve të përditshme, krijimin e hartave të lira në OpenStreetMap dhe takuan figura të njohura të lëvizjes nga e gjithë bota.
Ejani e bashkohuni edhe ju të punojmë së bashku për të zhvilluar dhe promovuar softuerin e lirë dhe të hapur në Kosovë!