
Më 12 nëntor për herë të tretë me rradhë përfundoj njëra ndër konferencat tradicionale më të mëdha në rajon "Software Freedom Kosova 2011".
Si çdo herë me një numër të pjesmarësve me mbi 300 vetë, kjo konferencë ishte një ndër më të suksesshmet të mbajtura deri tani, një ditë e plotë intensive dhe e ngarkuar me tema që prekën botën e softuerit të lirë nga folës vendor dhe rajonal me eksperiencë në këtë lami.
Kësaj rradhe konferenca u mbajt vetëm për një ditë dhe tema e saj ishte "Doing Business with Open Source", ku fjalët hyrëse u bënë nga: Myzafere Limani (dekane e FIEK-ut), Lule Ahmedi (profesoreshë në FIEK dhe bashkëdrejtuese e konferencës), Vjollca Çavolli (drejtoreshë e STIKK-ut) dhe Arianit Dobroshi (kryetar i bordit të FLOSSK-u), të cilët folën mbi rëndësinë e mbajtjes së kësaj konference dhe mbi peshën që ka ngjarja për zhvillimin e komunitetit të softuerit të lirë si dhe për zhvillimin e vet industrisë së IT-së në Kosovë.
Nuk mungoj ngrohësia e publikut e as interesimi i tyre në temat që u prezantuan në pjesën e parë të ditës:
Në pjesën e dytë të ditës, prezantuan:
Një falënderim i veqant shkon edhe për sponsorët e kësaj konference:
Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, SPARK, IPKO Foundation, Crimson Capital, Rrota, AVC, Telegrafi.com, Urban FM, CIO dhe PC World Albanian.
Për të parë ngjarjen më nga afër shiqoni galerinë dhe inqizimet e përgaditura.
Shto një koment të ri