Software Freedom Kosova 2009

Pas gjashtë muajsh punë të palodhshme më datën 29 dhe 30 gusht 2009 u arrit të lançohet konferenca e parë vjetore Software Freedom Kosova 2009 në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike e organizuar nga FLOSSK dhe Universiteti i Prishtinës.

Gjatë kësaj konference ligjëruan shumë figura të njohura nga bota e softuerit të lirë dhe të hapur si:   

  • Giussepe Maxia nga Sun Microsystems, i cili njëherësh është edhe menaxher komuniteti në MySQL
  • Dan Carchidi nga Massachusetts Institute of Technology (MIT) i cili foli për Open CourseWare (OCW)
  • Flavia     Marzano, përfaqësuese e Italisë në Komisionin Evropian për çështje të softuerit të lirë dhe të hapur
  • Brian King nga Mozilla i cili foli për shfletuesin Firefox dhe shtojcat e tij.

Hapja solemne u bë nga reprezentuesit e FLOSSK-ut:
  - Prof.Dr. Blerim Rexha - zëvendësministër i Ministrisë së Energjisë dhe Minierave
  - Prof.Asc. Myzafere Limani - Dekanja e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, 
  - Lule Ahmedi - profesoreshë në FIEK si dhe
  - James Michael DuPont - Bashkë-themeluesi i FLOSSK-ut,

Shiqojeni Foto Galerinë për të parë këtë ngjarje: FLOSSK Gallery
Për më shumë vizitoni faqen e konferencës: http://kosovasoftwarefreedom.org

Shto një koment të ri

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
CAPTCHA
Kjo pyetje është për testim nëse ju jeni një vizitor njeri dhe për të parandaluar aplikimet e automatizuara spam.