Free Software in Balkans 2010

Më 11-12 Shtator 2010, FLOSS Albania dhe Universiteti i Vlorës organizuan Konferencën e parë për Lirinë Softuerike në Ballkan, në Vlorë të Shqipërisë.

FreeSB 2010 (Free Software in Balkans) ishte konferenca e parë e këtij lloji për Softuer të lirë dhe me kod të hapur në Ballkan. Kjo konferencë pati si synim mbledhjen e profesionistëve, akademikëve dhe entuziastëve që shkëmbejnë vizonin se softueri duhet të jetë i lirë dhe i hapur për komunitetin që ta zhvillojë dhe ta përshtatë për nevojat e tyre.

Si rrjedhojë e kësaj, FLOSS Kosova vendosi të ndihmojë në krijimin e një konference të gjerë Ballkanike.
FRESSB ka si synim bërjen e konferencës një ngjarje tradicionale, që do të mbledh audienca regjionale një  herë në vit për leksione dhe prezantime nga profesionistë të ndryshëm ndërkombëtar dhe kombëtar që do të prezantojnë zhvillimet më të fundit në komunitetin e përgjithshëm për softuer të lirë dhe të hapur. Ajo do të mbahet prej një shteti në një shtet tjetër, çdo vit me radhë.
Konferenca që fillimisht u mbajt në Shqipëri, pati të ftuar ligjerues nga anembanë Ballkani. Fokusim të veçantë iu kushtua administrimit publik, e gjithashtu pati plane edhe për “Software Hacking Rooms” që ka si qëllim planifikimin e projekteve të ndryshme.

Për më shumë informata vizitoni faqen: http://freesb.eu

Shto një koment të ri

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
CAPTCHA
Kjo pyetje është për testim nëse ju jeni një vizitor njeri dhe për të parandaluar aplikimet e automatizuara spam.