Privatësia në internet për gazetarë dhe aktivistë social

OJQ FLOSSK, në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo (ICK), organizon trajnim orientues për rreziqet që u kanosen gazetarëve, anëtarëve të shoqërisë civile dhe burimeve të tyre gjatë komunikimit në internet.

Trajnimi tre orësh do të përmbaj mënyrat më të zakonshme të sulmit ndaj privatësisë dhe masat dhe mjetet mbrojtëse. Programi do të përfshijë:

- Sistemet operative desktop dhe enkriptimin e diskut
- Sistemet operative mobile dhe rreziqet nga aplikacionet e palëve të treta
- Komunikimi në Internet dhe enkriptimi i komunikimit në transit
- Rreziqet gjatë komunikimit në rrjetet mobile telefonike dhe masat mbrojtëse
- Korniza ligjore për privatësinë në ueb, përgjimi masiv dhe metatëdhënat

Programi është i rekomanduar nga Electronic Frontier Foundation, organizata më eminente amerikane që punon në fushën e të drejtave në Internet, duke përfshirë ato të gazetarëve dhe profesionistëve të tjerë me komunikime të ndjeshme në privatësi. Programi do t'u mundësoj pjesëmarrësve të identifikojnë dhe minimizojnë rreziqet kryesore në Internet përmes përdorimit të veglave më të mira në dispozicion.

Trajnimi mbahet të enjten më 13 nëntor, në ora 16:00-19:00 në Innovation Centre Kosovo - ICK (përball menzës së studentëve), kati i 4-të. Pjesëmarrja është pa pagesë. Rekomandohet sjellja e laptopit dhe pajisjeve mobile vetanake. Rezervimi është i obligueshëm përmes formes ne vijim: http://goo.gl/HPeOb6

Trajnues janë Drinor Selmanaj, Ardian Haxha dhe Arianit Dobroshi.

Ju lutemi shpërndajeni këtë mundësi edhe te kolegët tuaj që mund të kenë interesim për këtë temë.

Ju mirëpresim.
--
FLOSS Kosova
 

StartTime: 
E enjte, November 13, 2014 - 16:00 to 19:00
Location: 
ICK - Innovation Centre Kosovo

Shto një koment të ri

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
CAPTCHA
Kjo pyetje është për testim nëse ju jeni një vizitor njeri dhe për të parandaluar aplikimet e automatizuara spam.