FOSS BootCamp në Pejë - 13 Prill

FLOSSK me ndihmën e UNICEF Innovations Lab Kosovo do të organizojë FOSS BootCamp tani në tre qytete të ndryshme të Kosovës; Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë.

FOSS BootCamp është një ngjarje që përmbanë një seri të punëtorive brenda të cilave zhvillohen aktivitete ndërlidhur me edukimin në fushën e softuerëve me kod burimor të hapur (Open Source Software).
E dizajnuar për fillestarë, këto punëtori kanë për qëllim të paraqesin një hyrje të përgjithshme për disa vegla dhe platformat me kod burimor të hapur.

FOSS BootCamp i parë do të mbahet në Pejë më datën 13 Prill, nga ora 10:00AM në Qendrën Rinore "Atë Lorenc Mazrreku".

Të gjithë të studentët e interesuarit nga Peja mund të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje.
Pjesmarësit do marin certifikatë pjesmarjeje për punëtoritë e ndjekura.
Aplikimi bëhet online, ju lutem ndiqni linkun në vijim:http://goo.gl/HoFG83

Falënderojmë Qendrën Rinore "Atë Lorenc Mazrreku" për mundësimin e mbajtjes së këtyre punëtorive në ambientet e qendrës.

Vëmendje: Datat për BootCamp-et në Gjakovë dhe Mitrovicë do të publikohen shumë shpejt!

Ndajeni lajmin, dhe aplikoni sa më shpejt!

Për ç'do pyetje ju lutem drejtohuni në [email protected]

Foto: 
Fajlli i bashkangjitur: 
StartTime: 
E djelë, April 13, 2014 - 10:00 to 17:00
Location: 
Qendra Rinore "Atë Lorenc Mazrreku"

Shto një koment të ri

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
CAPTCHA
Kjo pyetje është për testim nëse ju jeni një vizitor njeri dhe për të parandaluar aplikimet e automatizuara spam.