Sot, ashtu siç keni pasur mundësi të lajmëroheni në një artikull të mëhershëm nga faqja jonë si dhe PC World Albania, në Prishtinë është mbajtur një takim për të festuar lansimin e versionit të ri të sistemit operativ Fedora.
Ngjarja është mbajtur në lokalet e UNICEF Innovations Lab.
Ndeja nuk filloi ashtu siq pritej, prezantimet nuk filluan në kohën e paraparë, në ora 18, për arsye të numrit të vogël të pjesëmarrësve, edhe pse pati premtime nga shumë njerëz për ardhje.
Me fillimin e prezantimeve u treguan edhe risitë që përfshihen në versionin e ri të Fedora 15.
Prezantues në këtë takim ishte Gent Thaçi. Me disa pika kyçe, u bë edhe një përshkrim i shkurtër i gjërave që mund të quhen si më interesante dhe më karakteristike për këtë version.
Pjesëmarrësit patën rastin që të merrnin disa dhurata simbolike si logo të sistemit Fedora, duke përfshirë edhe CD me Fedora me desktopin GNOME 3, KDE e XFCE
Komente
ICT (e pa verifikuar)
Enj, 01/12/2012 - 10:42
Permalink
Eventet e Mbajtura
Ju pershendes,
a ka ndonji mundesi qe tna dergoni ne email per ngjarjet qe i mbani pasiqe ne nuk jemi ne dijeni per kesi lloj ngjarjesh, do ishte knaqsi te ishim prezent.
email adresa jone zyrtare eshte ictacademy@hotmail.com
altin
Dje, 01/15/2012 - 22:45
Permalink
Pershendetje
Faleminderit qe jeni te interesuar ne aktivitetet tona, ju kisha lute qe nese mundeni regjistrohuni ne mailing listat tona per me qene te perditsume rreth ngjarjeve qe i organizojme...
Ose edhe subscripe ne RSS feeds ne Blogun tone :)
Me te mira.
Shto një koment të ri