Software Freedom Kosova 2011

Më 12 nëntor për herë të tretë me rradhë përfundoj njëra ndër konferencat tradicionale më të mëdha në rajon "Software Freedom Kosova 2011".  Si çdo herë me një numër të pjesmarësve me mbi 300 vetë, kjo konferencë ishte një ndër më të suksesshmet të mbajtura deri tani, një ditë e plotë intensive dhe e ngarkuar me tema që prekën botën e softuerit të lirë nga folës vendor dhe rajonal me eksperiencë në këtë lami.

Software Freedom Kosova 2010

Më 25 dhe 26 shtator Prishtina ishte nikoqire për herë të dytë e Konferencës Kosovare të Lirisë Softuerike.
Organizuar nga FLOSS Kosova, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) dhe Universitetit të Prishtinës.

Free Software in Balkans 2010

Më 11-12 Shtator 2010, FLOSS Albania dhe Universiteti i Vlorës organizuan Konferencën e parë për Lirinë Softuerike në Ballkan, në Vlorë të Shqipërisë. FreeSB 2010 (Free Software in Balkans) ishte konferenca e parë e këtij lloji për Softuer të lirë dhe me kod të hapur në Ballkan.

Software Freedom Kosova 2009

Pas gjashtë muajsh punë të palodhshme më datën 29 dhe 30 gusht 2009 u arrit të lançohet konferenca e parë vjetore Software Freedom Kosova 2009 në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike e organizuar nga FLOSSK dhe Universiteti i Prishtinës.