PHP Day është një takim/ngjarje që do të mbahet të Marten më 27 Shtator 2011 në UNICEF Innovations Lab në Prishtinë duke filluar nga ora 17:00
Ky takim ka për qëllim mbledhjen e zhvilluesve të PHP nga vendi dhe dedikohet vetëm për zhvillimin e PHP-së.
Gjat ngjarjes përveq prezantimit që pritet të bëhet nga Flamur Mavraj, të pranishmit do të kenë mundësinë të bisedojnë në tema të hapura me kolegët e tyre dhe poashtu të njihen mes vete...
Më saktësisht Prezantimi do të përmbajë këto tema:
1. Gjerat bazike
2. Strukturat te ndryshme dhe design patterns
3. OOP (object oriented programming)
4. Frameworks (zend framework dhe symfony2)
5. Doctrine2 dhe databazat nosql
6. Shembull dhe pytje pergjigje.
Ngjarja nuk do të jetë e përmasave të mëdha, por megjithatë ia vlen të vizitohet, është e hapur për të gjithë dhe pa pagesë, pritet të ketë numër të konsiderueshem të pjesëmarrësve të cilët veçse kanë filluar të konfirmojnë pjesëmarrjen në ngjarjen e krijuar në Facebook
Për të kuptuar se ku ndodhet UNICEF Innovations Lab ju lutem shiqojeni hartën më poshtë:
Shto një koment të ri