E Shkruajtur nga arianit, Enj, 05/17/2012 - 15:48
Nga Piotr Czerski
Me siguri nuk ka fjalë tjetër më të mbipërdorur në diskursin mediatik se sa fjala “gjenerata”. Njëherë pata provuar t’i numëroj “gjeneratat” që janë proklamuar në vitet e fundit që nga artikulli i mirënjohur rreth së ashtuquajturës “Gjenerata Asgjë”; besoj që ishin deri në 12. Të gjitha kishin një gjë të përbashkët: ekzistonin vetëm në letër. Realiteti asnjëherë nuk na jep një impuls të vetëm të prekshëm, kuptimplotë, të paharrueshëm, përjetimi i të cilit do t'na dalloj përgjithmonë nga gjeneratat e mëparshme. Ne po e kërkonim atë por në vend të saj ndryshimi revolucionar erdhi i pavërejtur, bashkë me televizionin kabllor, telefonin mobil, dhe para se gjithash, qasjen në Internet. Vetëm sot mund ta kuptojmë se sa shumë kanë ndryshuar gjërat gjatë 15 viteve të fundit.