FOSS BootCamp në Mitrovicë - 26 Prill

FLOSSK me ndihmën e UNICEF Innovations Lab Kosovo do të organizojë FOSS BootCamp tani në tre qytete të ndryshme të Kosovës: Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë.

FOSS BootCamp është një ngjarje që përmban një seri të punëtorive brenda të cilave zhvillohen aktivitete të ndërlidhura me edukimin në fushën e softuerit me kod burimor të hapur (Open Source Software).

Të dizajnuara për fillestarë, këto punëtori kanë për qëllim të paraqesin një hyrje të përgjithshme për disa vegla dhe platforma me kod burimor të hapur.

Ndërkohë që FOSS BootCamp i dytë do të mbahet këtë të shtunë në Gjakovë, ne po hapim aplikimet edhe për pjesëmarrësit në BootCamp-in e Mitrovicës i cili do të mbahet më datën 26 Prill, nga ora 10:00AMInternational Business College Mitrovica (IBCM).

Të gjithë të interesuarit nga Mitrovica mund të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje. Pjesëmarrësit do të marrin certifikatë pjesëmarrjeje për punëtoritë e ndjekura.

Aplikimi bëhet online, ju lutemi ndiqni vegzën në vijim: http://goo.gl/HoFG83

Falënderojmë IBCM për mundësimin e mbajtjes së këtyre punëtorive në ambientet e tyre.

Ndajeni lajmin, dhe aplikoni sa më shpejt!

Për çdo pyetje ju lutem drejtohuni në info@flossk.org

Image: 
StartTime: 
Saturday, April 26, 2014 - 10:00 to 17:00
Location: 
International Business College Mitrovica (IBCM)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.
CAPTCHA
This question is for testing whether you are a human visitor and prevent automated spam submissions.