FOSS BootCamp në Gjakovë - 19 Prill

FLOSSK me ndihmën e UNICEF Innovations Lab Kosovo do të organizojë FOSS BootCamp tani në tre qytete të ndryshme të Kosovës: Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë.

FOSS BootCamp është një ngjarje që përmban një seri të punëtorive brenda të cilave zhvillohen aktivitete të ndërlidhura me edukimin në fushën e softuerit me kod burimor të hapur (Open Source Software).

Të dizajnuara për fillestarë, këto punëtori kanë për qëllim të paraqesin një hyrje të përgjithshme për disa vegla dhe platforma me kod burimor të hapur.

Ndërkohë që FOSS BootCamp i parë do të mbahet këtë të dielë në Pejë, ne po hapim aplikimet edhe për pjesëmarrësit në BootCamp-in e Gjakovës i cili do të mbahet më datën 19 Prill, nga ora 10:00AMKolegjin UNIVERSUM.

Të gjithë studentët e interesuar nga Gjakova mund të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje. Pjesëmarrësit do të marrin certifikatë pjesëmarrjeje për punëtoritë e ndjekura.

Aplikimi bëhet online, ju lutemi ndiqni vegzën në vijim: http://goo.gl/HoFG83

Falënderojmë Kolegjin UNIVERSUM për mundësimin e mbajtjes së këtyre punëtorive në ambientet e tyre.

Vëni re! Datat për BootCamp-in në Mitrovicë do të publikohen së shpejti!

Ndajeni lajmin, dhe aplikoni sa më shpejt!

Për çdo pyetje ju lutem drejtohuni në info@flossk.org

Image: 
StartTime: 
Saturday, April 19, 2014 - 10:00 to 17:00
Location: 
Kolegji UNIVERSUM

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.
CAPTCHA
This question is for testing whether you are a human visitor and prevent automated spam submissions.