Hulumtim nga kumevotu.info

Përshkak të përvojave me zgjedhjet e kaluara dhe dyshimeve që edhe emrat e personave të vdekur gjinden në listat e votimeve kemi bërë një hulumtim, duke marrë për bazë përkujtimet dhe shpalljet e të vdekurve në gazetat ditore në Kosovë, të cilat i kemi analizuar dhe krahasuar me listat e votimeve të publikuara nga KQZ-ja.

Duke i konsideruar si gazetat ditore me më së shumti përkujtime për të vdekurit, për bazë janë marrë gazetat “Koha ditore” dhe “ Zëri”. Janë analizu shpalljet gjatë periudhës 01 korrik 2013 – 31 tetor 2013.

Në të dhënat përfundimtare kemi marrë parasysh vetëm personat që kanë vdekur gjatë periudhës 1 janar 2000 - 31 tetor 2013. Kjo mostër është e mjaftueshme për me i mbështet konkluzionet që dalin nga ky hulumtim që janë paraqitë në web-faqen www.kumevotu.info. Ky hulumtim vërteton dyshimet paraprake dhe tregon që një numër i konsiderueshëm i personave të vdekur ende gjinden në lista të votimeve dhe, në teori, kanë mundësi votimi.

www.kumevotu.info është një web-faqe që është zhvilluar fillimisht për zgjedhjet 2010 me qëllim që me u’a lehtësu votuesve gjetjen e vendvotimit. Ekipi i kumevotu.info e ka bërë përshtatjen e web-faqes edhe për zgjedhjet lokale të vitit 2013, e cila është përdorë masivisht dhe vetëm me 2 e 3 nëntor 2013, ka pasë më shumë se 50,000 kërkime të vendvotimit përmes makinës kërkuese të web-faqes.

www.kumevotu.info është projekt i organizatës Free/Libre Open Source Kosova - FLOSSK.

Ekipi i kumevotu.info

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.
CAPTCHA
This question is for testing whether you are a human visitor and prevent automated spam submissions.